AKTUALITET

Flet Babalja: Më ofruan 150 mijë dollarë që të thoja se është gënjeshtër

21:30 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja”  ka folur përsëri për audiopërgjimin, ku sipas tij, vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.




Albert Veliu aktualisht n ndodhet në kampin e azilantëve, në Prishtinë, ku gjykatat kosovare refuzuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta ekstraduar, dhe pret që të fitojë statusin e azilantit politik në Kosovë.

Në një intervistë për Top Channel, ai rrëfen se audiopërgjimin ia kishte dorëzuar Jetmir Olldashit, për të cilin ai pretendonte se punonte në SHISH dhe jo gazetar.

“Për transmetimin e audiopërgjimit, mësova pas një telefonate të djalit tim. Unë ia kisha dorëzuar materialin njërit që punonte në SHIK,(tashmë SHISH), Jetmir Olldashit. Nuk e dija që ai ishte gazetar”, deklaroi Veliu.

Ai ka treguar se një person në Tiranë i ka ofruar 150 mijë dollarë që të thotë në televizor se e gjithë kjo histori është flase.

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu, “e di X-i që na hiqet si i ndershëm, flet në televizor”, u shpreh Babalja.

Albert Veliu theksoi gjithashtu se audiopërgjimi ishtë bërë publik nga gazetari Jetmir Olldashi dhe PD paautorizimin e tij.

Babalja këmbëngul duke thënë se zëri në audiopërgjim është i vëllait të ministrit të Brendshëm,Agron Xhafajt.

Eni Vasili: Ju vazhdoni t’i qëndroni versionit tuaj se zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt?

Albert Veliu: Gjer në vdekje. Nuk e di, nuk dua të zë emra në gojë, por gjer në vdekje ato zëra që janë rregjistruar janë gjer ne vdekje dhe nuk më bën dot pas njeri sikur të mendoje si të dojë dhe të jape edhe njëherë gastro nuk trembem nga burgu. Trembem me një fjale mos më ngacmojnë familjen mos bëjnë ndonje presion në familje se po më bëjnë shantazh të siguroj djalin hajde poshtë.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.