AKTUALITET

I heshtur dhe i braktisur, lihet në burg 51-vjeçari që vrau 3 punonjësit e bashkisë Mat

10:52 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Arrest me burg”. Kjo është masa që ka vendosur sot Gjykata e Matit për autorin e vrasjes së trefishtë në fshatin Shëlli të Matit. Gazeta Shqiptare ka siguruar fotot nga seanca, ku Kujtim Koxha shfaqet i heshtur, teksa qëndronte prapa xhamit me kokën ulur.




Nga sa mësohet, ai është braktisur nga familja, pasi asnjë prej tyre nuk kanë qenë të pranishëm në seancë, e cila ka zgajtur rreth 30 minuta.

Gazeta Shqiptare mëson se Koxha nuk ka folur pa praninë e avokatit të tij, ndërsa është dërguar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

51-vjeçari u arrestua disa orë pas krimit të rëndë. Fillimisht, ai ka pyetur efektivët nëse kishte vdekur njeri nga breshëria e plumbave të tij, por më pas nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë. Ai qëlloi dhe la të vrarë dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç, nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja. Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti.

MASAKRA

Prej ditësh, punonjësit e bashkisë së Matit: Mentor Hoxha, Erzen Aliaj, Hamit Buçi dhe Astrit Hani ishin duke punuar për rikonstruktimin e rrugës së fshatit Shëlli që lidhet me fshatra të tjerë të njësisë administrative të Lisit. Mësohet se paraditen e së enjtes, ata kanë debatuar me kryeplakun e fshatit, Kujtim Koxha. Rreth orës 14:00, punonjësit e bashkisë së Matit kanë shkuar për të drekuar në lokalin e fshatit. E ndërsa, ishte shtruar dreka dhe kishin nisur të hanin, ka hyrë i armatosur në lokal 51-vjeçari Koxha. Ky i fundit ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin punonjësit e bashkisë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Mentor Hoxha, ndërsa tre kolegët e tij kanë mbetur të plagosur. Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi kanë ndërruar jetë dy orë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, që i plagosuri Astrit Hani, banor i fshatit Shëlli ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së hetimeve paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, burime nga policia bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se kryeplaku iu kishte kërkuar punonjësve të Bashkisë t’i çonin rrugën deri tek shtëpia e tij, por ata nuk kishin pranuar, i janë përgjigjur se kishin një projekt para, të cilin duhet të zbatonin që me sa duket nuk e parashikonte rrugën deri te shtëpia e kryeplakut. Ndërsa, burime të tjera po nga policia pohuan se gjithçka ndodhi pas një sherri banal. Sipas këtyre burimeve, autori i masakrës dhe punonjësit e bashkisë e kanë nisur sherrin siç ndodh rëndom në Shqipëri: Kush je ti e kush jam unë; kush është i “fortë”, çka solli dhe masakrën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.