Tech

Ja si mund të fitosh para nga aplikacioni Instagram

16:31 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Siç dihet, ideja fillestare e Instagram ishte që të operonte si një aplikacion, i cili do t’i jepte mundësi individëve të shpërndanin foto të tyre nga jeta personale, por me fuqizimin e tij tashmë po shndërrohet në një platformë biznesi, i cili mund të përdoret nga të gjithë, duke përfshirë këtu dhe kompanitë e reklamave.




Gjithkush nga ne e ka mundësinë nëse do të fitoj prej tij. Por si?
Ju mund të bashkëpunoni me firma të ndryshme duke bërë kështu një marrëveshje kundrejt parave. Postimet e sponsorizuara gjithmonë duhet t’i përshtatni dhe me audiencën tuaj, sepse jo gjithmonë mund të reklamohet gjithçka.

Ekziston dhe një mundësi tjetër që ju mund të hapni një llogari për biznes, ku aty mund të reklamoni produktet të ndryshme që keni synim të shisni, e kështu fitoni para.  Ju mund të hapni dhe një llogari që ndjek një tematikë dhe një qëllim të caktuar, ku personat që kanë interes të reklamojnë fotot, projektet e tyre në të mund ta marrin shërbimin kundrejt pagesës.

Këto janë disa nga mënyrat kryesore të cilat në thelb kanë që ju të shisni shërbimet dhe produktet ndërmjet postimeve tuaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.