LIFE STYLE

Këto janë 5 kafshët me të shtrenjta në botë

18:05 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zonjusha Missy




Zonjusha Missy, i përket racës Holstein të lopëve. Vlera e saj është  parashikuar deri në 1,200,000 milionë dollarë.  Missy është fituese e shumë çmimeve që mbajnë emrin e saj. Prodhimi është një nga veçoritë e saj, ajo prodhon 50% më shumë qumësht se lopa mesatare. E kush nuk do donte të kishte një Missy.

Lancelot Encore

Qeni që vlerësohet me vlerë deri në 16,000,000 milionë dollarë. Lancelot ngordhi papritur dhe personat që kujdeseshin për të  nuk mundën ta përballonin humbjen e tij. Çifti vendosi të bëjë një gjë të pazakontë. Ata bënë përpjekje për të klonuar qenin që ata donin shumë. Pasi kaloi shumën e 155,000 dollarëve dhe ditëve të pafundme duke shpresuar për të marrë përsëri qenin e tyre, Lancelot Encore “lindi përsëri”. Qeni i parë i klonuar në botë, Lancey, tani është babai i disa të vegjëlve të tij.

Kali arab

Ai vlerësohet me vlerë deri në 100,000 milionë dollarë. Kali arab bënë pjesë në mesin e familjes mbretërore të kuajve. Ky kalë ka një trup të përsosur atletik, qafë të zhveshur, bisht të lartë dhe një shpinë me hark të përsosur që e bën atë të dalë mes të tjerëve. Konsiderohet si një nga kafshët më të bukura në botë.

Pula Ayam Cemani

Vlera e saj e parashikuar shkon deri në 2,500 dollarë. Ajo i përket një race të rrallë të pulave nga Indonezia. Ky lloj shpendi quhet “Lamborghini i pulave”. Besojeni ose jo, kjo pulë është e zezë duke filluar nga eshtrat, mishi dhe gjuha, gjithçka është e zezë.

Palm Cockatoo

Zogu i njohur gjithashtu si Giacade Cuckatoo, vlera e të cilit shkon deri në 16,000 dollarë është i njohur për kreshtën e tij të bukur, sqepin e gjatë dhe sipërfaqen e kuqe të faqeve që ndryshon ngjyrën kur zogu  ndryshon gjendje emocionale. Fillimisht nga Guinea e Re, këta zogj janë kafshë shtëpiake ekzotike për shumë njerëz të famshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.