SHËNDET

Kim Drasa: Kanceri i vezikës urinare dhe mënyrat e trajtimit të tij

18:00 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Kanceri i vezikës uri- nare është një sëmun- dje që po pëson një përhapje gjithmonë e më të gjerë këto vitet e fundit. Në një intervistë për suplementin ‘Life Pages’ në ‘Gazeta Shqiptare’, mjeku urolog dhe seksolog, prof. dr. Kim Drasa thekson se duhanpirja, ushqimet e konservuara, infeksionet e ndryshme, apo disa lloje punësh specifike luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjes. Më tej mjeku tregon të gjitha simptomat kryesore të sëmu-ndjes dhe mënyrat e diagnostikimit të saj si dhe bën me dije se medikamentet anti-kanceroze kanë qenë përdorur intravezikalisht për kancerin e vezikës urinare për afërsisht 30 vite, me të dhëna modeste në parandalimin e përsëritjes, por jo në parandalim e avancimit të gradës kanceroze.




Çfarë është kanceri i vezikës urinare dhe cilat janë kategoritë më të prekura?
Kanceri i vezikës urinare është një nga 11-të sëmundjet malinje në të gjithë botën. Incidenca e kancerit të vezikës urinare ka pësuar rritje gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Kanceri i vezikës urinare është i katërti më tepër i zakonshëm tek meshkujt dhe i dhjeti tek femrat. Ky është një nga shkaqet më frekuente të vdekjeve nga kanceri. Incidenca është më e lartë në popullsinë e plakur, me një mesatare moshe nga 60-65 vjeç.

Mund të përmendni disa prej shkaqeve kryesore që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes?
Duhanpirja është faktor rreziku më i përcaktuar për shkaktimin e kancerit të vezikës urinare. Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë: ekspozimin ambiental ndaj Hidrokarbureve dhe Aminës aromatike. Industritë ku punonjësit mund të ekspozohen ndaj rrezikut kancerogjen janë: manifacturat me përdorim bojrash; përdorim gomash; me gas qymyrguri; me ujrat e zeza; me ndezje zjarri etj. Ndër faktorët dietikë që ndikojnë janë kafeinna; ëmbëlsirat artificiale. Ndërkohë medikamentet Cyclophosphamidet dhe Phenacetina kanë treguar se kanë lidhje me kancerin e vezikës urinare. Radioterapia për kancerin cervical të mitrës lidhet me katër herë rritje të rrezikut të kancerit të vezikes urinare. Edhe infeksionet ose inflamacionet kronike kanë rol në zhvillimin e sëmundjes. Incidenca e kancerit të vezikës urinare varion me nivelin e sasisë së lëngjeve që pimë, pra sa më shumë lëngje të pimë aq më e ulët është incidenca e shfaqjes së sëmundjes.

Cilat janë simptomat kryesore që shfaqin pacientët e prekur nga kanceri I vezikës urinare?
Pacientët shfaqin hematuri pa dhimbje (dalja e urinës me gjak duket me sy të lirë dhe pa dhimbje) por mund të paraqesin edhe hematuri mikroskopike që nuk duket me sy të lirë por vetëm me mikroskop. Pacientët shfaqin edhe simptoma irritative si dysuria, frekuencë urinimi, dhimbje në fundin e barkut. Në pacientët 50 vjeç e sipër që vuajnë nga infeksione recurente të traktit urinar duhet menduar se mund të kenë ndonjë tumor të pazbuluar. Edhe ata që kanë simptoma lokale ose me përhapje në distancë si dhimbje shpine; humbje në peshë; mungesë fuqie; anoreksi; dhimbje kockash; fraktura patologjike; kollë; dhimbje koke; dhimbje barku duhet të bëjnë një diagnostikim.

Ku lokalizohet më së shumti kjo sëmundje?
Pjesa më e madhe e kancerit të vezikës urinare lokalizohet në pjesën e murit të vezikës urinare, e cila quhet Urothelium. Karcinoma e lokalizuar në Uroteliummin e vezikës urinare, kategorizohet gjerësisht në: jo-muskul-invasive kancer i vezikës urinare; dhe kanceri muskul invaziv (përfshihet muskulatura) e vezikës urinare. Afërsisht 75% e tumoreve të vezikes urinare paraqiten si NMIBC. Klasifikimi patologjik i Kancerit të vezikës urinare, i cili nuk ka kapur muskulaturën e saj kategorizohet në tumor primar, pra në fazën fillestare, i cili nuk zbulohet; To-tumor ku nuk ka evidencim të tumorit primar; Ta- tumor papilar, jo invasive; Tis- CIS, ‘tumor i sheshtë’ si dhe T1-tumor që ka invaduar indet lidhëse sub-epiteliale.

Si bëhet diagnostikimi i sëmundjes?
Për të zbuluar nëse një pacient është i prekur nga tumori i vezikës urinare duhet të bëhet diagnostikimi sipas radhës: të shihet historiku gjithë përfshirës; të kryhet ekzaminimi fizik; më tej të vijohet me Cysto-uretroskopia. Po ka tumor në vezikën urinare vlerësohen tiparet makroskopike siç janë madhësia tumorit; vendndodhja; numri; konfiguracioni dhe ndonjë anormalitet të mukozës së vezikës urinare.

Cilat janë mënyrat e trajtimit të kancerit të vezikës urinare?
Medikamentet anti-kanceroze kanë qenë përdorur intravezikalisht për kancerin e vezikës urinare për afërsisht 30 vite, me të dhëna modeste në parandalimin e përsëritjes por jo në parandalim e avancimit të gradës kanceroze. Agjentët, të cilët përdoren zakonisht me demonstrim aktiviteti, përfshijnë: Thiotepa; Doxuburicin; Epiburicin dhe Mitomycin C.

Cilat janë llojet e kimioterapisë që përdoren për kurimin e sëmundjes?
Kimioterapia intravezikale ka tre lloje përdorimi: Profilaktike; Terapeutike; dhe Adjunctive. Medikamentet kimioterapeutike kanë demonstruar vlera terapeutike të limituara në zhdukjen e kancerit ekzistues siç janë tumoret reziduale ose CIS. Studime klinike kanë treguar se imunoterapi BCG, janë më superiorë në rezultat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.