POLITIKË

Opozita nuk ia del dot në Bruksel, Balla merret në mbrojtje nga eurodeputetja

14:39 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opozita dhe qeveria janë përplasur në Bruksel, për të ashtuquajturën çështja “Xhisiela” si dhe lidhjet e Ballës me krimin, sipas akuzave nga PD.




Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, nënkryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo kërkoi që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.

Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është menyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve  e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delgacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin. Ne nuk mund të rrijmë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium.  Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë. Dhe po i kerkojnë llogari ekzekutivit të tyre për skandalet e shumta të Balles. Edhe pse kjo është hera e fundit me Ballen bashkryetar ne këtë parlament. Me Ballën shef delegacioni parlamentar sabotohet integrimin europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjetër”, ishte një pjesë e deklaratës së Pollos, që e akuzoi zotin Balla.

Por pasi mbaroi 30 sekondat që iu dhanë për fjalën drejtuesja e kësaj mbledhjeje, eurodeputetja Monica Macovei tha se opozita duhej t’i përmbahej rendit të ditës dhe akuzat që u bënë ishin të pavërteta. Pas kësaj pëprlasje deputetët e opozitës u larguan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.