SPORT

Panuçi: Tani jemi jashtë, më vjen keq për djemtë

09:23 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i përfaqësues shqiptare, Kristian Panuçi, e ka cilësuar të jashtëzakonshme ndeshjen e djeshme, por ka pranuar se tashmë shanset e kuqezinjve ishin thuajse zero për të vazhduar më tek. “Më vjen shumë keq për djemtë, se kanë bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, kemi bërë lojë. Kemi pësuar gol me një rivënie të portierit dhe kjo është shumë e rëndë.




Ndërsa të dytin e kemi pësuar me një autogol, por të kthehesh në shtëpi me një 0-2 të luajtur kështu të bën të ndjehesh shumë keq”, tha ai për RTSH. “Goli i parë? Unë u ktheva, pashë topin që po shkonte te Hemed dhe pastaj pashë përsëritjen. Kemi fjetur, thjesht kemi fjetur. Është e vështirë tani se duhet të fitosh 3-0 dhe të shpresosh që Skocia të mundë Izraelin, pastaj me pikë jemi të barabarta do të ishim me golavarazh keq. Jemi jashtë, nuk jam dorëzuar, por bëhet e vështirë. Është mëkat, se kemi bërë një ndeshje me shumë cilësi. Nuk më pëlqen që thoni emra, ishte një skuadër e madhe që ka bërë një ndeshje të madhe dhe nuk më pëlqen të përmend emra”, tha Panuçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.