BOTA

Papa Françesku mund të vizitojë Korenë e Veriut

11:34 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku mund të vizitojë së shpejti Korenë e Veriut duke pranuar ftesën e liderit Kim Jong-un, ka thënë një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut për gazetarët.




Lee Hae-chan u citua nga agjensia e lajmeve Yonhap me bazë në Seul, duke thënë se ai ishte i bindur se Papa dëshiron të udhëtojë në Korenë e Veriut në fillim të 2019-ës.

Kryetari i Partisë Demokratike në pushtet tha për kolegët se: “Kam dëgjuar se po flitet se Papa Françesku dëshiron të vizitojë Korenë e Veriut pranverën e ardhshme”.

Javën e kaluar, zyra e presidentit të Koresë së Jugut bëri të ditur se do ftesa për të vizituar Penianin do t’i dërgohej Papaës nga presidenti Moon Jae-in, i cili do të qëndrojë në Vatikan javën e ardhshme në kuadër të udhëtimit të tij në Europë.

Pas një ftese të bërë edhe në kohën e Papa Gjon Pali II për të vizituar Korenë e Veriut, Vatikani tha se një udhëtim papnor do të ishte i mundur vetëm nëse priftërinjtë katolikë do të pranoheshin atje.

Koreja e Veriut vazhdimisht është emëruar në raportin vjetor të World Watch List, si një vendi ku persekutimi kundër të krishterëve është më i keq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.