SPORT

Presidenti i Lazios refuzon rinovimin e kontratës me Strakoshën

20:26 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk e ka pritur aspak mirë kërkesën e bërë nga portieri shqiptar Thomas Strakosha dhe fantazisti spanjoll, Luis Alberto, për të rinovuar kontratën me bardhekaltrit.




Të dy futbollistët mësohet se kanë shkuar në zyrën e numrit 1 të skuadrës bardhekaltër dhe kanë kërkuar rinovimin, me përmirësim të ndjeshëm të termave financiare, por kanë hasur në kundërshtinë e Lotitos.

“Ju mposhti Interi në ndeshjen e fundit dhe vini këtu për të kërkuar më shumë para”, mësohet të ketë thënë presidenti Lotito, në përballjen me dy futbollistët e skuadrës së tij, duke iu referuar ndeshjes së fundit të kampionatit, më 20 maj.

Në atë takim Lazio u mposht me përmbysje 2-3 nga Interi, duke mbetur jashtë zonës Champions dhe normalist duke arkëtuar shumë më pak para, gjë që duket se Lotito vijon ta vuajë, ndonëse kanë kaluar disa muaj.

Mediat pranë klubit bardhekaltër raportojnë se vetëm Ciro Immobile dhe Sergei Milinkoviç-Saviç kanë arritur të rinovojnë pa polemika kontratat e tyre me klubin e Lazios, duke qenë se janë dy liderët dhe protagonistët e suksesit të skuadrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.