Kryesore

Rama “mbytet” në djersë: Tani djali i deputetit në burg

11:48 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Balli ishte i mbuluar nga djersët… Me punonjësin që vendoset grafikët në monitor, disa herë u irritua. Kryeministri Edi Rama këtë të hënë nuk ishte aspak i qetë teksa foli për krimin dhe akuzat që vijnë nga opozita.




Sipas Ramës, Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në rastin e Xhisielës dhe e gjithë ajo që u krijua është për shkak të një shpifje nga një i veshur me uniformën e policisë. Rama është shprehur i revoltuar me SHÇBA-në përse nuk reagoi në kohë dhe përse nuk publikoi pamjet e kamerave të sigurisë së komisariatit në Krujë, kur u bënë publike akuzat e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Sot djali i deputetit është aty ku e ka çuar drejtësia, jo aty ku dje do ta kishte lënë partia. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniformë e solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk u veprua menjëherë për të bërë kontrollin e plotë kur letra u bë publike? Pse iu la një shpifësie tërë koha që të krijonte një vorbull pasi kishte hedhur shpifjen në kazanin e duhur dhe ia kishte mbathur. Kujt ia kishte borxh kjo trupë njerëzish, mosreagimin me kohë dhe me qartësi të SHÇBA ndaj agresionit që iu bë Policisë së Shtetit. Pse iu mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariatit. Lidhur me të gjithë skenën e fantazuar, në pamjet e kamerave del qartë se e gjithë skena është një sajesë e tij fund e krye. Fakti është që kamerat iu dërguan Prokurorisë, po nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. U la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie, me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori”, tha Rama

Por në fakt në gjithë këtë deklaratë, kryeministri Rama nuk ishte plotësisht i qartë. Ngjarja e Xhisielës që ndodhi që në muajin korrik në fakt u bë publik dy muaj më pas, atëherë kur doli një intervistë e ish-oficerit Emiljano Nuhu dhe pas kësaj policia u vu tamam në lëvizje së bashku me organin e akuzës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.