Kryesore

Shtyhen sërish hetimet për Tahirin, pritet letërporosia nga Bari

11:11 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për të tretën herë shtyhen hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët e Krimeve të Rënda që e hetojnë kanë thënë se presin ende një letër porosi nga Bari, në Itali.




Nga hetimet e kryera, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Këto dyshime, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorrike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri. Për këtë, prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia dhe Mali i Zi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.