SHËNDET

Si duhet të konsumohet kafeja e mëngjesit

10:10 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kafe në mëngjes me miqtë apo me familjen para se të fillojmë ditën, është një rutinë që duket sikur na relakson. Por prezente gjithmonë është edhe pyetja, nëse e do me sheqer apo pa sheqer filxhanin e kafesë. Ka patur gjithmonë diskutime përsa i përket mënyrës sesi duhet të jetë një filxhan kafeje që të mos ndikojë negativisht në shëndetin tonë. Kafeja e zezë ka vlera të larta ushqyese nëse ju zgjidhni mënyrën e duhur për ta pirë. Dhe nëse jeni nga ata persona që nuk e mendoni dot ditën pa kafe, bëni mirë të mësoni sesi duhet të jetë ajo.




Si ndikon kafeja në peshën tonë?
Kafeja e pastër dhe zezë, nuk ndikon në kilogramët tuaj. Ato që i rritin kaloritë kafes, janë përbërësit që ju i shtoni, si qumështi, sheqeri, kremi apo kur e shoqëroni me biskota. E pini kafen në një filxhan të madh, me qumësht, sheqer apo krem? Nëse po, dijeni që një kafe e tillë mund t’ju vështirësojë humbjen e peshës. Sepse një filxhan i tillë kafeje me elementë të shtuar mund të shkojë deri në 240 kalori apo dhe më shumë. Dhe vetëm duke pirë 3 filxhanë të tillë, ju keni marrë gjysmën e numrit të kalorive që ju duhet në një ditë për të humbur peshë.

Mënyra më e mirë për të pirë kafenë!
Ajo duhet të jetë një kafe e zezë e pastër dhe pa sheqer. Kështu ne nuk marrim kalori, por vlerat e kafesë së zezë duke shmangur sheqerin, i cili duhet të jetë sa më pak prezent në jetën tonë . Edhe nëse nuk e pini dot kafen pa sheqer, mundohuni të përdorni sheqerin kaf, ose ti shtoni pak mjaltë. Në këtë rast ju do të siguroni vlerat e saj ushqyese të cilat janë: proteinat; acidet organike; ketonet; aldehidet
Gjithashtu kafja njihet për vetitë e saj si një antioksidant shumë i mirë e ju duhet të përfitoni nga vitaminat që mban kafeina si, B2, B3, B5.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.