Kryesore

Si të përllogarisni saktë pensionet e pleqërisë

13:45 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Para disa ditësh, në Fletoren Zyrtare janë publikuar koeficentët e rinj të indeksimit të pagave për vitin 2018, e në bazë të tyre do të përllogariten pensionet për të moshuarit. ‘Gazeta Shqiptare’ publikon sot shembuj konkretë si dhe formulën e saktë sipas së cilës pensionistët mund të verifikojnë se sa është masa e pagesës që do iu takojë për të gjitha vitet që ata kanë punuar me kontribute. Kështu ky vendim i Këshillit të Ministrave, i propozuar fillimisht nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë prek të gjithë pensionistët e dalë në pension nga 1 janari i vitit 2018 e në vazhdim. Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të bëjë rillogaritjen e masës së pensioneve për të moshuarit që aktualisht kanë dalë në pension, por që iu janë llogaritur masat me koeficentë më të ulët. Kështu pensionet që janë lidhur e që do të lidhen në vazhdim do të shumëzohen me koeficientin 8,76. Në vitin 2018, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2017, pas indeksimit të tyre me koeficientët vjetorë të përcaktuar në këtë vendim nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001. Ndërkohë bëhet me dije se pagat nuk mund të jenë më të larta se paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. “Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2018 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore”,-nënvizohet në vendimin e qeverisë.




Koeficentët

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, paragrafi i dytë, e 59, pika 1, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave që koeficientët e indeksimit të pagave, mbi të cilat janë paguar kontributet për sigurimet shoqërore të detyrueshme, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve, me datë fillimi 1.1.2018 dhe në vazhdim, sipas viteve, të jenë si në tabelë”,-theksohet në vendim. Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr. 927, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për koeficientët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.12.2017, përfshirë edhe këtë datë. Koeficentët e indeksimit janë ata koeficentë që kërkojnë që pagën mbi të cilën janë paguar kontributet, ta aktualizojnë e ta sjellin në nivelin e vlerës së pagës sot, pra ti heqin efektin “gërryes” të inflacionit. Paga e një mësuesi që ka filluar punën me kontribute në 1975-ën, deri në janar në 94-ën, me gjithë indekset e ndryshimet që kanë ndodhur, është e tillë që shkon 4110 lekë. Kjo pagë, indeksohet sot me një koeficent. Edhe ky indeks sot është i përshkallëzuar, e fillojnë nga 94’ deri në ‘Përllogaritja sipas formulës’

Pasi bëhet indeksimi, sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formula e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë. Në këto kushte gjithë periudha ponderohet, e individit i del një pagë mesatare bazë e vlerësueshme, e cila shumëzohet me 40%, në rastet kur ka punuar 40 vite (1% për çdo vit pune). Pas kësaj del një vlerë së cilës i shtojmë edhe pensionin social dhe marrim vlerën përfundimtare të pensionit të pleqërisë. Nëse baza mesatare e vlerësuar del në vlerë më të madhe, po ashtu do të rezultojë edhe pensioni. Kjo është mënyra më e thjeshtë për llogaritjen e pensionit.

Dokumentacioni

Individi që mendon se mund të përfitojë pension pleqërie duhet të bazohet te kriteret, mosha dhe vitet me kontribute. Domosdoshmërisht duhet të ketë dokumentin që vërteton moshën, e cila duhet të jetë mbi 60 vjeç e 8 muaj për gratë e mbi 65 për burrat. Tashmë është më e thjeshtë për ta verifikuar vërtetësinë e moshës, pasi vetë ISSH ka akese mbi regjistrin themeltar të shtetasve. Megjithatë, qytetari duhet të dorëzojë një fotokopje të kartës së identitetit, e në rastet kur pretendon të marrë kompensime të tjera që i bashkëngjiten pensionit, duhet të dorëzojë edhe dokumente të tjera si certifikata familjare për të verifikuar pjesëtarët e familjes. Kur individi mendon se ka 40 vite punë, duhet të paraqesë librezën e punës dhe dokumentin që vërteton pagat që ka marrë nga 1 janari i 1994 e deri më sot. Për të gjithë ata që kanë punuar pas 1 janarit të vitit 1994 e deri më sot, listpagesat janë grumbulluar në arkivin e sistemit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore që funksionon edhe sot. Ndërsa për periudhat kur individi ka punuar para vitit 1994, shërben libreza e punës dhe nuk është e nevojshme të sjellë vërtetime page. Kur individi humb librezën e punës, ai duhet të paraqitet pranë ISSH-së, madje edhe në rastet që ende vazhdon të punojë me kontribute. Në këtë rast, personi bën një kërkesë deklarative në të cilën jepen të dhënat individuale të personit, paraqitet historiku i të gjitha punëve që ka bërë i siguruar. Dhe pas kësaj duhet të shpjegojë që vetë personi të fjalë kërkon të pajiset me një dokument të ri ku të konfirmohen të gjitha vitet e punës që individi ka kryer. Organet e sigurimeve shoqërore, janë të detyruara ta marrin kërkesën deklarative dhe të vënë në dijeni qytetarin që duhet të presë jo më shumë se 60 ditë, derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme mbi të gjitha punët që ka bërë personi. Dokumenti, pra libreza e punës mund të vlerësohet si e pasaktë në ato raste kur ka ndërhyrje, falsifikim datash, korrigjime vulash apo dublikatë libreze. Në momentin kur ka dublikatë të librezës së punës me siguri ka një “ngërç” e menjëherë duhet të verifikojnë regjistrat themeltarë, borderotë, apo listpagesat që të vërtetojnë faktin që individi ka qenë realisht në marrëdhënie pune.

Dokumentacion i pasaktë

Libreza e punës mund të vlerësohet si e pasaktë në ato raste kur ka ndërhyrje, falsifikim datash, korrigjime vulash apo dublikatë libreze. Punonjësit e ISSH-së duhet të verifikojnë regjistrat themeltarë, borderotë, apo listpagesat që të vërtetojnë faktin që individi ka qenë realisht në marrëdhënie pune.

 Rillogaritja

Ky vendim i Këshillit të Ministrave prek të gjithë pensionistët e dalë në pension nga 1 janari i vitit 2018 e në vazhdim. Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të bëjë rillogaritjen e masës së pensioneve për të moshuarit që aktualisht kanë dalë në pension por që iu janë llogaritur masat me koeficentë më të ulët.

 Koeficientët e indeksimit të pagave

Për pagat referuese deri më 1.1.1994 8.76;

Për pagat e vitit 1994    8.76;

Për pagat e vitit 1995    7.05;

Për pagat e vitit 1996    5.47;

Për pagat e vitit 1997    5.47;

Për pagat e vitit 1998    4.57;

Për pagat e vitit 1999    3.71;

Për pagat e vitit 2000    3.38;

Për pagat e vitit 2001    2.89;

Për pagat e vitit 2002    2.67;

Për pagat e vitit 2003    2.39;

Për pagat e vitit 2004    2.17;

Për pagat e vitit 2005    1.97;

Për pagat e vitit 2006    1.79;

Për pagat e vitit 2007    1.71;

Për pagat e vitit 2008    1.51;

Për pagat e vitit 2009    1.39;

Për pagat e vitit 2010    1.33;

Për pagat e vitit 2011    1.28;

Për pagat e vitit 2012    1.23;

Për pagat e vitit 2013    1.18;

Për pagat e vitit 2014    1.18;

Për pagat e vitit 2015    1.02;

Për pagat e vitit 2016    1.02;

Për pagat e vitit 2017    1.00;

Për pagat e vitit 2018    1.00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.