LIFE STYLE

Sot 74-vjeç, ish-kryeministri feston ditëlindjen

10:32 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në familjen Berisha gëzimet janë të njëpasnjëshme… Pas fejesës së Shkëlzen Berishës me Armina Mevlani ditën e djeshme, në një ceremoni tejet private, sot është një tjetër dita e veçantë. Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen.




Në një postim të bërë në Facebook, ai ka treguar se mbush 74 vjeç, ndërsa e cilëson si dita e të gjithë ditëve. Ai ka falënderuar familjarët, miqtë për udhëtimin mahnitës që i kanë dhuruar.

“Sot dita e te gjitha ditëve te mia, 74 vjetori i lindjes! Falenderim te përzemërt dhe mirënjohje te pakufishme Zotit, familjareve te mi dhe ju miq te dashur për udhëtimin mahnitës qe me keni dhuruar! Sb”, ka shkruar ai bashkangjitur kësaj fotoje ku shihet në krah të bashkëshortes së tij, Liri Berishës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.