Show-Bizz

I vëllai do festonte ditëlindjen, rrëqeth këngëtarja: Nuk u ngopëm me ty

14:26 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndarja nga jeta e njerëzve të dashur është padyshim e dhimbshme dhe kurrsesi nuk mund të harrohen derisa të marrësh frymë.




Prej thuajse dy vitesh Ergi Dini, ish-këngëtari i njohur ka ndërruar jetë nga një aksident fatal me motor në moshë shumë të re. Dhe motra e tij, këngëtarja e njohur shqiptare Barbana Dini e kujton gjithmonë të vëllain me postime prekëse në Instagram.

Sot ai do të festonte ditëlindjen e tij të 24-t… Barbana i ka dedikuar disa fjalë rrëqethëse të vëllait, që zor se mund të mbahen lotët.

“Çdo vit mezi prisja orën 00:00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24! Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem” nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që me ndodhi në këtë jetë, por edhe dhimbja me e madhe… Nuk u ngopëm me ty! Ke qenë je dhe do të mbetesh dashuria ime me e madhe, pika ime e dobët! Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tende Ergi”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.