BOTA

Zhdukja e gazetarit, Turqia nis sot hetimin në konsullatë

14:45 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyrtarët turq që po hetojnë zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, do të kontrollojnë konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më vonë këtë të hënë, sipas njoftimeve.




Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi u vra në konsullatë nga agjentët sauditë, gati dy javë më parë, por Riadi e ka mohuar këtë.

Presionet diplomatike po shtohen ndaj Arabisë Saudite, duke e detyruar për të dhënë një shpjegim më të plotë.

Të hënën, mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi një hetim mbi rastin.

“Mbreti ka urdhëruar prokurorin publik të nis një hetim të brendshëm mbi çështjen Khashoggi bazuar në informacionin e ekipit të përbashkët në Stamboll”, tha një zyrtar i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Javën e kaluar, Turqia pranoi një propozim nga Arabia Saudite për të formuar një grup të përbashkët pune, për të hetuar zhdukjen e Khashoggi.

Masat e fundit vijnë pasi shumë figura kryesore të biznesit thonë se nuk do të marrin pjesë në një konferencë të rëndësishme investimi në Riad, më vonë këtë muaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.