Show-Bizz

Aktoren e njohur e përzënë nga avioni, çfarë ndodhi

19:34 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur amerikane Tara Reid është përzënë nga avioni, pasi nisi të debatonte me personelin për shkak të kushteve që i ofruan. Aktorja e cila ishte duke shkuar nga Los Anxhelos në New York, i ka kërkuar personelit që ajo të ulje nga dritarja, fill pas kësaj ajo nisi të bërtiste duke krijuar panik te pasagjerët e tjerë.




Tara u shpreh se nuk ndjehej rehat, i nevojitej një jastëk dhe personat që ishin ulur para saj pothuajse merrnin të gjithë hapësirën e saj. Ajo zbriti nga avioni dhe vetëm pas pak orësh arriti të rezervonte biletën në një kompani tjetër fluturimesh.

Por,Tara Reid nuk është e vetmja e famshme që është përzënë nga avioni, kemi dhe rastet e Naomi Campbell që në vitin 2008 e përzunë për shkak të një konflikti i cili përfundoi deri në polici.

Supermodelja Kate Moss u dëbua në vitin 2015 për shkak të një konflikti me personelin e avionit. Gjithashtu, Ivana Trump në vitin 2009 për shkak se i bërtiti fëmijëve u përzu nga avioni, pasi sipas saj, ata po vraponin në hapsirën ku ajo ishte ulur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.