SPORT

Dhunoi këngëtarin, Turan rrezikon 12 vite burg

19:21 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollisti turk Arda Turan është në momente të vështira pas një sherri që ka bërë me një këngëtar të njohur turk.




Prokurorët kanë kërkuar për 31 vjeçarin të burgoset me 12,5 vjet për këtë incident, të bërë ndaj këngëtarit të njohur Berkay Sahin duke i shkaktuar atij thyerjen e hundës.

Përleshja mes tyre ndodhi në një klub nate të Stambollit duke e degraduar situatën deri në nxjerrje të armëve.

Mesfushori aktualisht luan për Basaksehir, ku është huazuar nga klubi i Barcelonës.

Shkaku i sherrit është bërë prej ngacmimeve që Arda Turan ka bërë ndaj bashkëshortes së këngëtarit të njohur, cc’ka solli më pas përleshjen mes futbollistit të dhe bashkëshortit të saj – i cili u dërgua në spital për të operuar hundën e thyer.

Arda Turan është një futbollist mjaft i njohur pasi ka qenë pjesë dhe e ekipeve të tjera si Atletico Madrid dhe Galatasaray.

Gjithashtu, ai ka qenë pjesë dhe e Kombëtares së Turqisë ku u tërhoq në vitin 2017, pas një incidenti tjetër jashtë fushe, ku dyshohet se ofendoi dhe sulmoi fizikisht një gazetar sportiv.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.