SPORT

E konfirmon UEFA/ Shqipëria bie nga kategoria nëse s’fiton ndaj Skocisë

14:04 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë, edhe pse shanset për vendin e parë janë të pakta. Skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi, nëse nuk ia del të triumfojë bie automatikisht nga kategoria. Sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Grupin B, me skuadra si San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta, Lihtenshtjn.




Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.

Kujtojmë që në fillim të këtij kompeticioni, objektivi i kuqezinjve ishte vendi i parë në grup, ndërkohë që rënia në ligën e fundit do të ishte një dështim i madh.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.