AKTUALITET

Jehona në mediat për Kopshtin Zoologjik, reagojnë institucionet shqiptare

22:53 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata skandaloze në të cilën jetonin kafshët në Kopshtin Zoologjik Safari të Fierit, e denoncuar nëpërmjet një shkrimi nga mediat ndërkombëtare këtë të martë, ka marrë reagimin e autoriteteve shqiptare.




Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi njoftoi se ka urdhëruar nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit në këtë kopsht zoologjik dhe se kafshët do të merren në mbrojtje nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve.

Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit. Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme!”, shkruan Ministri Klosi në postimin e tij në Facebook.

LEXO EDHE: Nga kopsht zoologjik në ferr, si kafshët keqtrajtohen ose u dhurohen miqve të pronarit

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.