AKTUALITET

Kryepolici Veliu ndjek këshillën e Ramës: 1 orë në pyetje në prokurori

14:07 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ndoqi këshillën e kryeministrit Edi Rama. Ai për rreth se 1 orë u mor në pyetje në Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për audio-përgjimin e pagëzuar si “Babalja”.




Kreu i Policisë së Shtetit është përmendur nga Fredi Alizoti në një video të publikuar nga PD-ja, se e kishte shoqëruar Alizotin për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se kishte ndikuar tek ai që të pohonte se audio-përgjimi i Albert Veliut nuk është bërë me vëllanë e ministrit të Brendshëm. Sipas prokurorisë Fredi Alizoti kishte imituar Agron Xhafën.

Ndonëse Policia e Shtetit në një reagim pas videos deklaroi se drejtori Ardi Veliu në ditën kur Alizoti ishte pyetur në prokurori ishte në një tjetër angazhim zyrtar, këtë të martë nga institucioni që ai drejton por dhe vetë pas përfundimit të marrjes në pyetje nuk deklaroi asnjë gjë.  Një ditë më parë Rama i “tërhoqi veshin” kryepolicit, që sipas tij kishte reaguar emocionalisht ndaj akuzave të bëra nga PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.