LIFE STYLE

Lajm i keq për ata që pëlqejnë birrën

13:01 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshimet klimatike do të krijojnë probleme për ata që pinë birrë, pija alkoolike më popullore e botës. Arsyeja është se ndryshime të tilla pritet të sjellin rënien e prodhimit të elbit, elementi kryesor i birrës, sipas një studimi të publikuar të hënën.




Nëse temperaturat rriten me ritmet e tanishme, thuhet në studim, moti ekstrem me valë të nxehti dhe me thatësirë do të jetë mjaft i shpeshtë, çdo dy ose tre vjet në gjysmën e dytë të shekullit. Prodhimi mesatar i elbit në botë gjatë periudhave me mot ekstrem pritet të bjerë mes 3 dhe 17 për qind, në varësi të kushteve, thuhet në studimin e botuar në revistën Nature Plants.

Më pak elb do të thotë mungesë birre dhe rritje e çmimeve. Në një skenar klime të nxehtë, Kina do të ketë rëniet më të mëdha të prodhimit këtë shekull, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Rusia, sipas studimit. Çmimet do të rriten më shumë në Irlandë, Itali, Kanada, Francë dhe Poloni. Gjatë periudhave të tilla, çmimet për një shishe birre 500 mililitërshe në Irlandë do të rriten nga rreth 2.5 në 5 dollarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.