EKONOMI

Ndalimi i importit për makinat e vjetra, flasin ekspertët

12:45 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria shqiptare do të ndalojë importin e automjeteve të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një paketë lehtësuese, për të mos penalizuar ato familje që duan të blejnë një makinë. Referuar “Scan TV”, ekspertët janë skeptikë edhe për efektet që zbatimi i këtij vendimi do të sjellë reduktimin e ndotjes, pasi janë shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë drejtim.




Kufizimi i importit të makinave të vjetra pritet të ketë efekte negative për të gjitha bizneset që operojnë në këtë treg, ndërkohë që të privilegjuarit do të jenë koncesionarët, që do të rrisin shitjet e tyre. Ndryshimet që do të pësojë tregu i automjeteve diskutohen edhe nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas së cilës për vitin 2017 dhe 2 muajt e parë të vitit 2018, rreth 81% e automjeteve të regjistruara në vendin tonë janë të prodhuara para vitit 2009, ndërkohë që vetëm 19% e tyre janë prodhuar në 10 vitet e fundit. Ndërkaq, ndotja e ajrit ka sjellë rritje të sëmundshmërisë te popullata. Sipas mjekëve, grimcat e pluhurit për shkak të diametrit të tyre më pak se 10 dhe 2,5 mikronë depërtojnë thellë në rrugët e frymëmarrjes, madje deri në gjak.

Një pjesë e madhe e këtyre grimcave solide thithen nga pjesa e rrugëve të sipërme aspiratore, ato më të voglat kalojnë në rrugët bronkial dhe një pjesë e tyre kalon edhe në gjak. Ndotja e ajrit është një nga faktorët riskantë për shfaqjen e kancerit të mushkërisë. Ndotja e ajrit mund të jetë faktor risku për zhvillimin e disa sëmundjeve të caktuara të rrugëve të frymëmarrjes, por edhe si shkaktar kryesor dhe gjithashtu, edhe faktor i veçantë i acarimit të këtyre sëmundjeve”, shprehet mjekja pneumologe, Olvis Petre. Vetëm dy vitet e fundit, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ka një rritje me 25% të kancerit të mushkërisë, ndërsa astma bronkiale është 20% dhe 6.8% sëmundjet pulmonare obstruktive kronike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.