AKTUALITET

Nga kopsht zoologjik në ferr, si kafshët keqtrajtohen ose u dhurohen miqve të pronarit

14:45 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Një luan me sy të infektuar vuan në agoni, së bashku me zebrat dhe ujqërit në një kafaz të pisët në një park zoologjik në Shqipëri”.




Kështu i referohet e përditshmja “Daily Mail”, kushteve tronditëse në të cilat ndodhen kafshët në “Safari Park Zoo”, i cili ndodhet në qytetin e Fierit.

“Disa kafshë si: zebra, një ujk i keqyshquer dhe disa drerë ndodhen në kafaze të izoluara dhe të pista, pa asnjë depozitë uji dhe hije për të qëndruar”, shkruhet në artikull.

Fotografitë janë shkrepur nga një fotograf anonim, i cili ishte i vendosur të ekspozonte gjendjen e vështirë në kopshtin zoologjik.

“Kafshët vuajnë nga një sërë problemesh fizike dhe psikologjike të shkaktuara nga kushtet e mjerueshme, kujdesi veterinar i gabuar dhe mungesa e një diete ushqimore të përshtatshme”, është shprehur një veteriner.

Fotografi tha se përveç kafshëve në foto, ka gjithashtu një ari dhe majmun, si dhe tre luanë të rritur që mendohet se kanë qenë atje që kur ishin këlyshë.

Dyshohet se ata ishin mes rreth 14 këlyshëve të lindur në kopshtin zoologjik, teksa pjesa tjetër mendohet se kanë ngordhur, janë shitur ose thjesht u janë dhënë miqve të pronarit.

Organizata Ndërkombëtare e Mirëqenies së Kafshëve “Four Paws”, e cila ka qenë aktive në Shqipëri vitet e fundit, e quajti situatën në kopshtin zoologjik “absolutisht të papranueshëm”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.