Nostalgji

Nostalgji/ Ilirit i thahet fyti. Genci udhezime paramartesore Bogdanit

16:00 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ilirit i thahet fyti. Genci udhezime paramartesore Bogdanit




Ilirit i thahet fyti
Ashtu siç ju bëmë me dije pak ditë më parë në rubrikën “Bulevardi Politik” në suplementin “Summer Pages” në Kuvend (ditën e hënë) pati mungesa uji. Po po, në orën 3 të pasdites, pas një seance të gjatë parlamentare deputetët ngelën pa ujë. Të vaposur, të etur, të lodhur nga diskutimet dhe debatet, deputetët janë bërë vërtet nervozë. E ndërsa të majtët duke mos e duruar dot më këtë siklet, kanë marrë udhën për të dalë nga salla e Kuvendit, Ilir Beqja ka parë një shishe uji diku aty. E ka rrëmbyer dhe siç e shihni e ka tharë atë deri në pikën e fundit.

Genci udhezime paramartesore Bogdanit
Që Bogdani e kishte marrë me frikë këtë punën e dasmës, këtë e morën vesh të gjithë. Madje, tepër i stresuar e i frikësuar ka qenë edhe ditën e dasmës që organizoi të premten e kaluar, ku miq të tij pohojnë se piu aq shumë për të hequr emocionet, sa u bë tapë. Me gjithë këshillat që i kishte dhënë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, me pak përvojë në këtë punë, prapë se prapë deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani vërtetoi se me zor e mbajti gjithë këtë peshë të madhe. Thonë se tani pas ceremonisë është qetësuar disi, por këto ditë postmartesore askush nuk e ka parë për të na e vërtetuar këtë gjë!

Ky shkrim u botua më 24 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.