SPORT

Pendohet Maradona: Fjalët ndaj Messit u keqinterpretuan

21:31 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duhet se “zjarri” i ndezur mes Diego Maradonës dhe Lionel Messi është gati të shuhet përfundimisht, kjo pasi avokati i legjendës argjentinase, Matias Morla ka treguar se klienti i tij do të kontaktojë Lionel Messin për të sqaruar komentet e tij të diskutueshme.




“Maradona do të thërrasë Messin për të shpjeguar se çfarë ka dashur të thotë. Ai gjithmonë ka mbështetur skuadrën kombëtare. Messi nuk duhet të fajësohet për dështimin e tanishëm, por fjalët e Maradonës u keqinterpretuan.“-tha Morla për programin Luis Novaresio Entrevista të “Amerika 24”.

Mbetet për t’u parë nëse Messi do të pranojë thirrjen e Maradonës dhe nëse ata do të shuajnë mosmarrëveshjet mes tyre. .

Legjenda e Argjentinës ka kritikuar Messin dhe ka vënë në dyshim aftësitë e tij udhëheqëse brenda skuadrës Albiceleste, duke theksuar se ai shkoi në tualet 20 herë para ndeshjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.