Kosova

“Rama e Vuçiç diskutuan përpara dy vitesh ndarjen e Kosovës”

22:29 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko thotë se para dy vitesh në Nish presidenti serb Aleksandar Vuçiç (në atë kohë kryeministër i Serbisë) filloi bisedimet me kryeministrin Edi Rama për ndarjen e Kosovës.




Sonja Biserko, e cila është një mbështetëse e Kosovës, në një intervistë për revistën “Vreme” tha se nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, por ajo “gatuar” përpara dy viteve.

Sipas saj Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atë botë e zbuluan Washingtoni dhe Londra”, deklaroi Biserko.

Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Ëolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliç, Ivan Krastev…

“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiç dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”, deklaroi, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko. /Burimi:  dialogplus.ch


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.