AKTUALITET

Shi apo diell, si do të jetë moti në ditët në vijim

21:40 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se ditët me diell morën fund, sipas Meteoalb moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën, kur pritet shtim i vranësirave në territor.




Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe së hënës kur priten shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.