Kronikë

Shqiptari, “kapoja” i bandës së trafikut të drogës në Greqi

16:35 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka publikuar fotografitë e një 31 vjeçari shqiptar i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. Ky është i riu Erius Tafaj, 30 vjeç, lindur në Shqipëri.




Shqiptari u arrestua më 12 tetor, bashkë me 8 persona të tjerë, përfshirë dy punonjës policie, operacion i organizuar nga policia e Atikës dhe Thesalisë.

Banda akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës dhe të armëve, ndërsa hetimet ndaj tyre nisën korrikun e kaluar, pas informacioneve për përfshirjen e tyre në trafikun e drogës, kryesisht kanabis dhe kokainë.

Banda kishte shtrirë aktivitetin në Athinë dhe në dy qytete të tjera si në Kaliforni dhe Peloponez.

Për të fshehur gjurmët e tyre, banda përdorte telefona me karta të regjistruara me identitet të rremë, ndërsa përdornin komunikim të koduar të tilla si “gjalpë”, “tortë”, “ëmbëlsira”, etj,

Pjesë e bandës ishin edhe dy punonjës policie, të cilët duke përfituar nga statusi i tyre, ndihmonin për të lehtësuar aktivitetin e grupit kriminal.

 

Gjatë kontrolleve në 8 ambiente të ndryshme, u sekuestruan:

-(5) armë zjarri – pistoleta,

-një numër fishekësh të kalibrit të ndryshëm,

-telefona celularë dhe karta SIM,

-Përafërsisht 35,000 euro,

-bizhuteri të ndryshme, sende të çmuara dhe sende të tjera.

Gjithashtu, (u konfiskuan. automjetet që të pandehurit përdorën për trafikimin e narkotikëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.