LIFE STYLE

Ushqimet që nuk duhen të mbahen kurrë në frigorifer

15:00 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Frigoriferi është një objekt i mirë për të mbajtur dhe ruajtur ushqimeve për ditët që jeni shumë të zënë me punë.




Por nuk është ideal për të gjitha dhe mbajtja e ushqimit të gabuar në frigorifer mund të çojë në rreziqe shëndetësore. Shkoni tani në frigoriferin tuaj dhe hiqini këto ushqime:

Domatet: Domatet nuk është mirë, t’i fusni në frigorifer, pasi mund t’i ndryshojë edhe shija. Është mirë t’i mbani në një vend me temperaturë normale.

Buka: Është gabim ta fusni edhe bukën në frigorifer, pasi nuk mund ta konsumoni më pas. Përveç shijes, ajo do bëhet më e njomë dhe do i humbë forma.

Qepët: Zakonisht i përdorni për të bërë sallatë, prandaj duhet të qëndrojnë në ambient neutral, jo frigorifer. I humbet edhe aroma.

Hudhra: Njësoj, si qepët edhe ajo nuk duhet të futet në frigorifer, pasi i humbet shija.

Pjepri: Pjepri futet në frigorifer nëse nuk është i prerë. Nëse e prisni edhe atij do i humbasë shija dhe nuk ja vlen ta konsumoni më pas.

Kafeja: Nëse dëshironi ta shijoni si duhet, mos gaboni ta fusni në frigorifer.

Avokado : Ky frutë ka shumë vlera ushqimore dhe ndikon mirë në shëndet. Nëse e fusni në frigorifer, këto vlera do i humbasë dhe nuk do e shijoni si frutë.

Qumështi: Për fat të keq, qumështi i ngrirë në frigorifer mund të ndahet në pjesë. Do të jetë e sigurt për t’u ngrënë, por nuk është saktësisht shija më e mirë për t’i hedhur drithërave apo kafesë në mëngjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.