Kryesore

Vëllai i Ramës pas basteve online, kryeministri: Janë shpifje

21:10 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me mbylljen e basteve sportive, ku sipas tij përfshihen dhe ato online.




Rama tha se në 31 dhjetorit nga mbyllja e basteve po u hiqen miliarda krimit të organizuar të cilët operojnë në to.

Kryeministri i është përgjigjrur dhe akuzave të opozitës, të cilët janë shprehur se mbyllja e basteve sportive do të krijojnë një monopol online, ku do të përfitojë vëllai i kryeministrit Olsi Rama.

Ai tha se zërat që vëllai i tij do të krijojë një monopol online për baste sportive janë shpije nga opozita, teksa shton se në lidhje me këtë çështje është ngritur një grup pune për të mbyllur përfundimisht dhe bastet online.

Pjesë nga intervista:

“Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë, e cila u materializua me një tentativë më parë për kazinotë elektronike. Nuk u bë menjëherë por u fut në ligj. Deri në 31 dhjetor 2018 do mbyllen. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje ose resorte. Më pas ne kemi marrë masa dhe kompanitë janë përgjysmuar përfshirë edhe bastet, ndërsa të ardhurat janë dyfishuar. Ka pasur formalizmi, por ka dhe shumë llum dhe informalitet, dhe burime kriminale, financimi të krimit të organizuar. Vendimi është i qartë, do mbyllen të gjitha.

Unë kam bërë një sqarim kur lajmërova këtë nisëm, që deri në 31 dhjetor ne do punojmë për regjimin e ri të online, sepse është goxha i komplikuar. Ne kemi ngritur një grup pune për të kontrolluar online, dhe për të kuptuar të gjitha elementet. Por në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha, edhe ky monopol online. Nëse do të ketë një vendim që do të lejohet në një fazë tjetër, atëherë kjo do të vetë vetëm po patëm një kuadër rregullator strik, dhe një kuadër të hapur gare.

Online është një aktivitet që nuk e bën dot kushdo, unë nuk merrem me baste, por gjithsekush mund të futet të luajë edhe në një sajt të huaj, por përmes bankave dhe paguajnë me kartë.

Po punojmë që të mbyllim dhe online të huaja.

Thonë se monoplin e ka Olsi Rama, është përpjeke për t’i hedhur baltë të gjithë këtij debati, çuditërisht nuk e ka Taulant Balla…

Për këtë online, këtë monopolin , po e them edhe një herë, në datën 1 janar… si gjithë të tjerët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.