Kryesore

Ylli i Edi Ramës, çfarë simbolizon

21:19 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama di gjithmonë si të tërheq vëmendjen me veshjen e tij. Këtë të martë në emisionin “Dritare”, në News 24 kryeministri kishte zgjedhur të vendose një kravatë me yll të dukshëm.




Po ashtu një stemë po me yll në kostum. E sa i përket atleteve, këtë herë kryeministri ishte treguar deri diku serioz.
Veshjet e kryeministrit shpesh janë debatuar dhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa vlen të kujtojmë që në një takim me presidentin Francez shkoi me atlete Adidas.

Ylli me pesë cepa bën pjesë në hierarkinë e shumë simboleve e shkollave mistike kudo në botë. Ai simbolizon esencën e materies, është materia e sintetizuar me pesë elementët e saj. Sipas okultizmit por edhe të gjithë filozofisë antike materia nuk është diçka e kundërt me shpirtin ajo, është pjesa pasive e një uniteti të madh ku shpirti është pjesa aktive, ky unitet quhet Absolutja. Ndarja e materies nga shpirti, si të kundërta, ka krijuar patologjinë më të madhe në kulturën njerëzore.

Pra: toka, zjarri, uji dhe ajri janë katër elementët materialë, por pas tyre vjen elementi i pestë, eteri, ai që formon quintesencën. Në këtë shkrirje të pesë elementëve fillon purifikimi i materies, lidhja e saj me shpirtëroren, fillon ajo që quhet njerëzore, këtu fillon dimensioni njeri.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.