BOTA

Australia e gatshme për njohjen e Jeruzalemit, ministri palestinez: Po shkel ligjin

08:17 - 17.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm palestinez Riyadh al-Maliki kritikoi deklaratën e kryeministrit australian i cili bëri të ditur se vendi i tij ishte i hapur për njohjen e Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.




Sipas Al-Malikit duke vepruar kështu, Australia mund të rrezikonte lidhjet e saj tregtare me vendet myslimane si Indonezia.

Duke vepruar kështu Australia po shkel ligjin ndërkombëtar. Australia nuk po respekton rezolutën e sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe në veçanti rezolutën 478 të vitit 1980”, tha ai.

Komentet e kryeministrit australian Scott Morrison për njohjen e Jerusalemit dhe ndoshta lëvizjen e ambasadës së Australisë atje, ashtu sikurse dhe vendimi i debatueshëm që Presidenti amerikan Donald Trump mori në dhjetor, mund të shkatërrojnë dekada përpjekjesh diplomatike./VOA/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.