POLITIKË

Pakti detar, Berisha: Meta po sulmohet se nuk po lejon një marrëveshje anti-shqiptare

16:41 - 17.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Berisha në një intervistë për Televizionin Klan, ka folur në lidhje me procesin e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.




Berisha shprehet se ky pakt po shkon drejtë  një zgjidhje politike-juridike dhe aspak teknike lidhur me marrëveshjen e kufirit detar mes dy vendeve.

Sipas ish-kryeministrit, pakti është i gjithi i negociuar vetëm nga pala greke dhe se nuk bazohet në traktatin e detit. Ai thekson kushtet e vënë nga Athina për mos respektimin e e vendimit të Gjykatës  Kushtetuese, e bën dhe më antikushtetues gjithë këtë proces.

Lideri historik i PD, ka folur gjithashtu dhe për qëndrimin e Presidentit Meta. Ku theksohet se në kushtet e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese do të ishte e udhës që kjo marrëveshje të shtyhej. Por, për Berishën kjo është një padi që palët po i bëjnë kreut të shtetit.

Gjithashtu, ish-kryeministri ka theksuar se marrdhënit mes Athinës dhe Tiranës janë të turpshme dhe nuk kanë prespektivë apo të ardhme.

“Me marrëveshjen që pala greke i ka dorëzuar veglave të tyre në negociata, Shqipëria humbet 1300 km katror det dhe trilionat e naftës dhe gazit. Që në takimin e dytë, pala greke ka kërkuar zgjidhje politike-juridike dhe jo teknike, që Greqia kalon nga 6 në 12 milje dhe do t’i japë pala shqiptare ca ranishte dhe ujëra të pavlerë.

Tre takime kanë bërë, që në të parin pala greke i ka thënë se ne s’e njohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Që në këtë moment, i bazuar në mosnjohjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është fund e krye antikushtetues.

Pala shqiptare duhet të ngrihej nga tavolina dhe t’i thoshte se negociatat morën fund. Kjo përbën një padi që qeveria antishqiptare i bën institucionit të kreut të shtetit të Shqipërisë për qëndrimet e tij kushtetuese Janë marrëdhënie vasaliteti të turpshme, të cilat nuk mund të kenë as perspektivë dhe as të ardhme”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.