Kryesore

Basha: Po përgatitemi për zgjedhje, por pa Ramën kryeministër

21:22 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Opinion”, është shprehur se opozita dhe aleatët e saj po përgatiten për zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme. Por, Basha theksoi se kjo gjë do të ndodh pa Edi Ramën kryeministër.




Gjithashtu, Basha foli dhe në lidhje me marrëveshjen e 17 majit, i cili e cilësoi si një marrëveshje të dështuar.

Sipas tij, marrëveshja ndodhi para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 për arsye se ambasadorët i kanë bërë presion PD, teksa thekson se në të ardhmen nuk do të ketë asnjë marrëveshje mes tyre.

Ai tha gjithashtu tha se Rama është angazhuar në fushatë kundër besueshmërisë së opozitës, ku janë përfshirë dhe disa persona që ai i quajti “pseudodemokratë”.

Basha: Është një mashtrim i keq, i një njeriu që është në vështirësi që nuk ka vullnet dhe as qëllim të qeverisë dhe as nuk bën sikur qeveris. Është angazhuar në një fushatë të ethshme kundër besueshmërisë së opozitës, bashkë me mediat pranë tij, analistë të paguar dhe pseudodemokratë.

Fevziu: Kanë emra pseudodemokratët?

Basha: Ca rëndësie ka se po flasim politikisht…Nuk ka asnjë marrëveshje mes meje dhe atij


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.