POLITIKË

Basha: Rama do të rrëzohet me çdo mjet nga populli

22:38 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur  se në rast se nuk pranohen pranohet zgjidhja politike e PD, qeveria e Edi Ramës do të rrëzohet populli me çdo mjet.




Basha thekson se do të ketë protesta të forta nga ana e opozitës, por sipas tij, nuk do të përdoret dhunë. Kryedemokrati tha se nuk është i gatshëm të shkelë në kufoma për të ardhur në pushtet, siç bëri Rama.

Basha: Nëse nuk pranohet zgjidhja politike e PD, popullit i lind e drejta ta rrëzojë me çdo mjet Ramën

Basha: Ne na takon të propozojmë një zgjidhje politike. Zgjidhja institucionale që ne kemi propozuar është largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Pra ti presim kokën dhe jo këmbët.

Pyetje: Ska për të ndodhur. Çdo bëni në këto kushte?

Basha: Nëse ndodh kjo atëhere popullit i lind e drejta ta rrëzojë këtë qeveri. Asnjë partie politike në bindje time sepse gjerat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike ne demokraci s’mund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet. Por populli i ka të gjitha mjetet ta rrëzojë çdo qeveri me të gjitha mjetet. Në emër të themeleve të bashkëjetesës demokratike.

Pyetje: Këtë e ka thënë Rama me 21 Janar?

Basha: Jo nuk ka thënë këtë ai. Ka thënë gjë tjetër. Tani si mund ta rëzojë? Mbetet një rrugë. Për mendimin tim ska nevojë për dhunë. Në mendimin tim, 10 mijë, 20 mijë qytetarë të çohen në protestë të përsëritur, kjo qeveri e larguar moralisht dhe politikisht, largohet edhe faktikisht. Por ka shumë rëndësi të ikë me votë në një dimension të plotë popullor. Siç e kemi treguar nuk e kemi vështirësi të mobilizojmë masa të mëdha njerëzish.

 Ju thoni ishin militant. Por rëndësi ka qën të krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një çështje e dorës së parë për demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen e vendit. Njerëzit kanë mundësinë dhe të drejtën ta largojnë. Detyra jonë e opozitës përveç denoncimit është të tregojnë vizionin tonë, alternativën tonë dhe të bindim që nuk do ikë një Ramë e do vijë një tjetër. Por do të shembet sistemi që ka krijuar ky njeri. Ku shtyllat e këtij sistemi janë marrëdhënia politikë-krim, marrëdhënia e Ramës he kapitalizimin klientelist që e njohim si oligarki, ku 10 njerës në Shqipëri marrin lekët e shqiptarëve në koncensione dhe kontrata shërbimi pa 0 leverdi publike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.