Kryesore

Berisha: E vetmja rrugëzgjidhje është përmbysja me forcë e Edi Ramës

21:01 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në ABC Neës, ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vend.




Ish-kryeministri  tha se situata ku e ka futur Kryeministri Edi Rama vendin është përmbysja e tij me forcë nga pushteti.

Për Berishnë, kanabisi dhe drejtësia do të sjellin fundin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ai theksoi se beteja e Ramës me bastet, të cilat ka paralajmëruar se do të mbyllen me 1 Janar, është po aq serioze sa beteja e tij me drogën.

Gjithashtu, ish-kryeministri ka komentuar edhe paketën anti-shpifje të propozuar nga Rama. Berisha u shpreh se; “së pari dua t’i them ‘Don Kishotit’, aq sa mund të ndalojë rrezet e diellit me ra në tokë, aq mund të ndalojë fjalën e lirë. Ky njeri që vjen nga Shoqëria e Hapur, ky sorosian, bir shpirtëror i Xhorxh Sorosit, del tani kundër fjalës së lirë…Për Edi Ramën, e vërteta është shpifje.” 

“Edi Rama do të digjet në këtë kazan, historia e afërt do të jetë kjo, kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën. Politikisht apo fizikisht është punë tjetër, por Rama s’do paguajë gjë më shumë ne jetën e tij sesa këto dy gjëra… Çfarë bëri ai? Shpërndau lajmin dhe shkresën në mbarë Europën se Gjykata Kushtetuese është funksionale, pse me gënjeshtra do ta bësh ti? Sistemi i drejtësisë është sistemi themelor i një shteti, Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale…Opozita e nxjerr tani siç e meriton para të gjithë Europës, ne na pyesin cila është zgjidhja.

Nuk ka asnjë zgjidhje sepse ky i ka djegur të gjitha etapat, i ka shkelmuar të gjitha ligjet, sot gjithçka është në dorën e tij, në vullnetin e tij dhe të supermafiozit “Don Agaçio”.  Plani B është përmbysja me forcë e tij. Rrugëzgjidhje tjetër absolutisht kushdo të thotë çtë dojë, nuk ka. Përmbysja me forcë e tij dhe sa më shpejt, sot jemi një republikë me emër kanabisi, droge, bixhozi dhe një vend pa drejtësi.”

 “Së pari beteja e tij me bastet është aq serioze sa ç’është beteja e tij me drogën. Pra pasi e shndërroi Shqipërinë në Kanabistan apoKolumbi të drogës bëri be e rrfe se do luftonte drogën, por në fakt jo vetëm që nuk po e lufton, por droga po e fundos çdo ditë e më shumë këtë vend.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.