SHËNDET

Konsumimi i kafes shërben si ilaç për lëkurën tuaj

15:52 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hulumtuesit nga Universiteti Brown në Providence (Rhode Island) thonë se ata që pinë sasi të konsiderueshme kafeje ulin shanset e tyre për të pasur sëmundje inflamatore të lëkurës me 20 % në krahasim me ata që pinë më pak se një filxhan kafeje në muaj.




Rosacea është një nga sëmundjet e zakonshme kronike të lëkurës, e cila shkakton skuqje dhe ashpërsim të saj. Dermatologët ende nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton atë, por mendojnë se mund të jetë për shkak të anomalive në enët e gjakut të fytyrës ose të baktereve në zorrë që shkaktojnë prodhimin e një kompleksi që çon në zgjerimin e enëve të gjakut.

Ata besojnë se ulja e rrezikut nga prekja e sëmundjes Rosacea është duke konsumuar kafe.  Mendohet se kafja ka veti anti-inflamatore dhe ngushton enët e gjakut, e çon në reduktimin e skuqjes. Hulumtimet në studimet e mëparshme kanë nxjerr konkluzione të shumta që lidhin kafenë me luftimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit dhe depresionit dhe shpresojnë që gjetjet e tyre të ofrojnë siguri të mëtejshme në lidhje me këto sëmundje.

Ata nuk janë tepër të sigurt në lidhje me sasinë e përdorimit të kafesë, apo sa rrezikojnë individët duke e konsumuar atë, por supozojnë se për shkak se kafeina ngushton enët e gjakut, redukton skuqjen në fytyrë e kështu ul ndikimin e sëmundjes tek individi. Në një përllogaritje të tyre ata thonë se duke pirë kafe të paktën njëherë në ditë ndikon në masën e 20% të mos prekjes nga Rosacea.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.