KULTURË

Përkujtohet Vedat Kokona

15:35 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

20 vite pa shkrimtarin dhe profesorin Vedat Kokona. Në nderim të jetës dhe veprës së tij, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës organizuan në sallën franceze të Bibliotekës Kombëtare aktivitetin për të kujtuar këtë figurë akademike me shumë kontribute në jetën e vendit, i cilësuar shpesh edhe si ati shpirtëror i frankofonisë. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj në këtë aktivitet mori angazhimin për veprat që me vlerë të Vedat Kokonës që bënë krenar gjithë kombin, të jenë prezente në arsimin parauniversitar për brezin e ri, ndërsa do të ketë edhe ditë të dedikuara kushtuar profesorit Vedat Kokona në institucionet arsimore të mesme dhe të larta. “Angazhohem në detyrën dhe në cilësinë e ministres së Arsimit që këto vepra e tij të jetë një vepër që shërben për gjithë brezin e ri, ndoshta nga ky takim për të marrë shkas, për të mundësuar që në kurikulën e arsimit parauniversitar profesori të jetë prezent. Ashtu sikurse edhe nga kjo ditë ne dalim me një vendimmarrje apo me një angazhim të përbashkët që në sistemin e arsimit, unë s’do të veçoja as universitarin, por në të gjithë sistemin tonë edhe parauniversitar dhe atë të lartë, të vendosim ditë të dedikuara profesor Vedatit.




Dita e Vedat Kokonës do të jenë ditë në të gjitha shkollat, ku jo vetëm mësohet gjuha frënge, por edhe në shkolla ku mësohet letërsia shqipe, sepse siç ju thatë, vlerat e shqipërimit të profesor Vedatit, ashtu si ai i sillte të mëdhenjtë e letërsisë në duart e brezit të ri dhe çdo lexuesi në Shqipëri, është bërë në mënyrën më ekselente të mundshme, sepse ai shqipëronte në mënyrën më ekselente”, – deklaroi Nikolla. Ndërsa ministrja Kumbaro solli në vëmendje të pjesëmarrësve kujtimet që e lidhin me profesor Kokonën që nga ora e Fonetikës dhe deri tek fjalori Frëngjisht-Shqip dhe shtëpia botuese e vajzave të tij. Nga ky takim, Kumbaro bëri të ditur se së shpejti për të nxitur leximin e veprave me vlerë do të ketë një fushatë të madhe të quajtur “Lëvizja kombëtare për lexim”. “Po bëhemi gati për një fushatë leximi, takohemi për një libër për të nxitur leximin. Sivjet duam t’i jap një përmasë më të madhe dhe duam ta quajmë ‘Lëvizja kombëtare për lexim’. Duhet të japim kontribut për leximin e librave nga brezat e rinj”, – deklaroi Kumbaro. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe profesori Edmond Tupe, i cili vlerësoi Kokonën si një ndër poligrafët që preku shumë fusha të jetës dhe solli si trashëgimi për ditët e sotme vepra të rilindësve tanë. Ndërkohë, vajza e tij, Mimoza Kokona falënderoi organizatorët që kujtuan 20-vjetorin e ndarjes nga jeta dhe 105-vjetorin e lindjes së babait të saj. Në shenjë mirënjohje, ajo dhuroi për bibliotekën një nga veprat e tij me shënime origjinale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.