SPORT

Skolls: Te ky Mançester edhe Mesi do ta kishte të vështirë

13:00 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulm i drejtpërdrejtë i ish-mesfushorit të shquar të Mançester Junajtid, Pol Skolls, për skuadrën aktuale, që është shumë larg lavdisë së “Djajve të kuq”. Në një prononcim për “ESPN”, Skolls e ka kritikuar ashpër grupin e lojtarëve, protagonistë negativë këtë sezon me Mançesterin.




“Dua të them atë që mendoj, nuk kam pse të fsheh asgjë. Mançester Junajtid mund të blejë edhe Mesin në këtë moment, por edhe ai do të vuante me këtë skuadër. Duket se çdo lojtar që vjen në skuadër, ka probleme të adoptohet me lojën e Mançesterit, kështu që e njëjta gjë do të ndodhte edhe me Mesin”, – u shpreh ish-mesfushori i njohur anglez, pa e përmendur emrin e trajnerit Zhoze Mourinjo si përgjegjës për këtë situatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.