BOTA

Vrasja e gazetares bullgare, Gjermania ekstradoi të dyshuarin

11:57 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjermania ekstradoi personin e dyshuar për vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova.




Severin Krasimirov u arrestua javën e kaluar në qytetin gjerman Shtade, pranë Hamburgut.

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mlladen Borisov, tha se ADN-ja e Krasimirovit përputhet me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Marinova u përdhunua, u rrah dhe u mbyt derisa ndërroi jetë në qytetin Ruse të Bullgarisë, më 6 tetor.

Prokurorët bullgarë kanë thënë se nuk ka prova që sugjerojnë se vrasja lidhet me punën e Marinovas.

Ajo është gazetarja e tretë që është vrarë në Bashkimin Evropian gjatë vitit të fundit.

Marinova për shumë vite ka punuar në stacionin televiziv TVN në Bullgari dhe ka udhëhequr një program për aferat korruptive, të quajtur Detektor.

Bullgaria renditet në vend të 111 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, vlerësimi më i ulët për një vend anëtar të BE-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.