BOTA

Vrasja e gazetarit, SHBA dhe Britania kundër Arabisë Saudite

21:40 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin dhe Sekretari i Tregtisë i Mbretërisë së Bashkuar Liam Fox janë tërhequr nga një konferencë investimi në Arabinë Saudite.




Vendimi vjen mes akuzave se Arabia Saudite mund të qëndrojë pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.  Khashoggi nuk është parë që kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ku zyrtarët turq pohojnë se ai u vra.

Arabia Saudite, e cila mohon vrasjen, lejoi hetuesit të kontrollonin Konsullatën. Ministrat e financave holandeze dhe franceze, si dhe disa politikanë të tjerë dhe udhëheqës të biznesit, kanë thënë gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në aktivitet.

Z. Mnuchin njoftoi se do të tërhiqet nga samiti, pas një diskutimi me Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Vetë Pompeo shkoi në Rijad gjatë kësaj jave për të diskutuar zhdukjen me mbretin saudit  Salman.

Ai tha se ishte siguruar se Arabia Saudite do ta hetonte çështjen dhe se i kishte thënë z. Trump që t’i jepte vendit “disa ditë të tjera” para se të vendoste nëse do të vepronte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.