AKTUALITET

Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

11:17 - 19.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë një 65-vjeçar ka ndërruar jetë.




Viktima është identifikuar si Njac Rroku, i cili është transportuar menjëherë për në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka arritur të mbijetojë.

65-vjeçari po ecte me motor, në momentin kur edhe është përplasur nga një mjet në njësinë administrative Guri i Zi.

Dyshohet se Rroku është përplasur nga një mjet tip Volkswagen me pronar shtetasin A. D. banues në Shkodër, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në këto momente është kapur nga Policia.

Informacion paraprak:

Më datë 19.10.2018, rreth orës 09.50, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar një person i cili më pas ka ndërruar jetë.

Nga verifikimet e bëra nga policia, shtetasi Nj. Rr. rreth 70 vjeç nga fshati Guri Zi duke udhëtuar me ciklomotor, dyshohet se e ka përplasur mjeti tip Volkswagen me pronar shtetasin A. D. banues në Shkodër në vendin e quajtur qendër Guri i Zi.

Shtetasi A. D.,  pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në këto momente është kapur nga Policia .

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.