Nostalgji

Nostalgji/ Lul Basha, i pakujdesshëm ndaj fytyrës

16:00 - 19.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Lul Basha, i pakujdesshëm ndaj fytyrës




Që nuk ka treguar shumë kujdes për fytyrën, kjo është e vërtetë dhe mjafton të shohësh këtë foto të tij. Së fundmi, ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, i janë shfaqur disa njolla në ngjyrë kafe përreth syrit, që zakonisht vijnë të shkaktuara nga dielli. Në rrugë nuk është se del shumë zoti ministër, pasi gjithë kohën është në makinë i shoqëruar nga eskorta, ama ato pak herë që mund të ketë shkuar në plazh pa nisur mirë pushimet, nuk ka qenë aspak i kujdesshëm për fytyrën. Një krem i mirë fytyre dhe një trajtues rezultativ, është ai që i duhet zotit Basha, së paku për të pasur më tepër vëmendje në sezonin e pushimeve që pritet të nisë.

Ky shkrim u botua më 31 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.