Show-Bizz

“Të bëhesh kurajoz si babi Eri”, Ajola Xoxa dedikim prekës për të birin

08:26 - 19.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj u bënë prindër për herë të parë dy javë më parë. Çifti vendosi ta quajnë me emrin e veçantë Kajan dhe po kaq i veçantë është edhe dedikimi që mami Ajola ka bërë për të birin.




Ajo ka publikuar në rrjetin social një foto të realizuar 12 orë para se të lindte djalin, ndërsa shkruan disa rreshta prekëse.

“Kjo fotografi është marrë 12 orë përpara se ti të vije në jetë Kajan, e të na e mbushje jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit. Mami uron që ti të rritesh i shëndetshëm, të bëhesh një njeri i mençur, i mirë dhe i drejtë, të të udhëheqi në jetë gjithnjë dashuria dhe asnjëherë inati; të bëhesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemrën plot mirësi si nëna Valbona dhe plot dedikim si nëna Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, të kesh buzëqeshjen gjithë dritë si gjyshi Luani që të mbron nga qielli, zemrën të paqtë si stërgjysja Gano, dhe të jesh cool si xhaxhi Arbi. Nga mami tashmë t’i e ke marrë të gjithë zemrën dhe zemra ime qëndron e gjitha aty brenda zemrës tënde të vogël, përgjithmonë”, – shkruan Ajola.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ai kurajozi babi Eri eshte nje nga mashtruesit me te medhenj qe pa piken e turpit shkoi deri ne Bruksel per te bere nje deshmi te rreme gjoja per dhunimin e (gruas) se Rroshit qe ne fund doli qe jo vetem nuk ishte dhunuar,jo vetem nuk ishte gruaja e Rroshit por ishte nje mashtrim i rilindjes dhe kur e gjithe kjo u zbulua nuk e mori as mundimin te kerkonte as falje per kete shpifje te shemtuar.Un te uroj te behesh mashtrues si babi Eri qe jo vetem per kete rast por dhe 2 dasmat ne kalane e Gjirokastres i beri me leket e pensionit te mamase.

    Përgjigju ↓