LIFE STYLE

Vendimi për të lënë punën? Një femër e mendon 17 herë brenda vitit

11:53 - 19.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besoj të gjithëve na ka shkuar ndërmend të lëmë punën, sidomos në ditët kur lodhja është e madhe apo kur të mungon dëshira për punë…




Vendimi për ta lënë punën është një vendim shumë i madh, e posaçërisht kur jeni duke konsideruar ta filloni një profesion krejtësisht të ri.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja zbulojnë se mesatarisht femrat e konsiderojnë pothuajse 20 herë brenda vitit lënien e punës.

Studimi, i cili është kryer nga ‘OnePoll’ në shtator të këtij viti, ka analizuar shumë aspekte të ndryshme të jetëve profesionale të grave.

Ndonëse një femër mund të mendojë deri në 17 herë brenda vitit ta lë punën, faktikisht vetëm një numër i vogël i tyre marrin guximin për ta ndërruar karrierën.

Sipas studimit, 34% e grave britanike kanë vendosur të trajtohen për një karrierë krejtësisht të re në të kaluarën, ndërkaq për momentin një në pesë gra e mendojnë të njëjtën gjë.

Ekspertët thonë se karriera që e zgjedhim ka shumë ndikim në jetën tonë, prandaj është e rëndësishme ta zgjedhim karrierën e duhur.

Pavarësisht çfarë mund të thonë njerëzit, ju gjithmonë mund ta ndryshoni karrierën në jetën tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.