BOTA

“Zgjatja e periudhës së trazicionit pas Brexit, nuk i zgjidh problemet”

09:50 - 19.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane nuk do të bllokojnë kërkesën e Britanisë së Madhe për zgjatjen e periudhës së tranzicionit pas Brexit.




Megjithatë, Ministri i Çështjeve Evropiane Michael Roth, deklaroi ditën e premte se zgjatja e këtij procesi nuk do mund të zgjidh gjithë problemet.

“Nëse ajo do të  zgjidh problemet dhe nëse nevojiten edhe disa muaj për të negociuar detajet e marrëdhënieve të ardhshme, atëherë me siguri nuk do të dështojë për shkak të vendeve anëtare dhe për shkakun tonë në Berlin”, u shpreh Roth.

“Por, vetëm zgjatja e këtij procesi pa asnjë plan konkrete për çështjen e kufirit midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, nuk ofron zgjidhje”, përfundoi ai.

Britania e Madhe do të largohet nga unioni në muajin mars dhe plani i tanishëm është që periudha e tranzicionit të përfundojë në fund të vitit 2020.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.