Tech

Facebook punëson ish-politikanin

11:41 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Facebook ka punësuar ish-zëvendëskryeministrin Nick Clegg. Titulli i ri i punës së ish-politikanit të njohur Nick do të jetë zëvendës-president i çështjeve globale dhe komunikimeve në Facebook. Ish-kreu i Liberal Demokratëve që formoi një qeveri koalicioni me David Cameron dhe Konservatorët në vitin 2010, do të nisë punën të hënën dhe do të kalojë një javë në selinë e përfaqësueseve të kompanisë, përpara se të shkojë në Kaliforni me familjen e tij përgjithmonë.




Në një intervistë për BBC, ai u shpreh se kishte punuar prej kohësh në kufirin midis teknologjisë dhe politikës, ku gjithashtu shtoi se ishte tepër i kënaqur që ishte bërë pjesë e kompanisë. “Nëse industria e teknologjisë mund të punojë ndjeshëm me qeveritë, rregullatorët, parlamentet dhe shoqërinë civile në mbarë botën, unë besoj se ne mund të rrisim përfitimet e teknologjisë, duke zvogëluar dobësitë shpesh të padëshiruara”, u shpreh 51-vjeçari.

Kjo është një nismë e re për Nick, që do ta vendos atë në kushtet e një konkurrence të plotë. Mirëpo, tani me rrjetin e teknologjisë që çdo ditë e më shumë po ndryshon e po avancon.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.