BLUETOOTH

“Hera ime e parë!”, Arbana publikon videon humoristike duke ngarë biçikletë fëmijësh

17:00 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse nuk e keni mësuar ende biçikletën mos u shqetësoni se nuk jeni vetëm. Mesa duket, moderatorja e njohur e Top Chanel, Arbana Osmani është shokë me ju. Deri pak kohë më parë ajo s’i kishte hipur ndonjëherë biçikletës dhe nuk kishte preferuar ta mësonte ta ngiste. Por mesa duket tashmë ka ndërruar mendje. Moderatorja ka kaluar pasditen e së premtes me familjarët e saj në një park në Tiranë.




Dhe Arbana nuk i ka rezistuar dot tundimit për të mësuar biçikletën, ndaj ia ka nisur nga zero!  Pra, nga biçikletat me tre rrota, që janë për fëmijët e vegjël. E veshur me pantallona të zeza dhe një xhaketë xhinsi, Arbana shfaqet e ulur në biçikletë në videon e bërë publike në “Instagram”, por nuk niset pa kërkuar ndihmën e të vëllait. “Hera ime e parë në biçikletë” – shkruan Arbana poshtë videos së bërë publike, ndërsa familjarët shpërthejnë në të qeshura. Më mirë vonë se kurrë apo jo?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.