Tech

Huawei bashkëpunon me Audi-n

15:28 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompania e telefonave Huawei do të zhvillojë teknologjinë e vetë-ngarjes së makinave së bashku me Audi-n, për makinat që do të shiten në Kinë. Partneriteti do të fokusohet në krijimin e teknologjisë së ashtuquajtur Niveli 4, të cilin Shoqata e Inxhinierëve Automobilistikë e përkufizon si një veturë që tërësisht komandohet vetë nga fillimi e deri në fund të udhëtimit me të.




Marrëveshja është e fundit në një linjë tashmë shumë të gjatë të partneriteteve të ngjashme midis kompanive të makinave dhe kompanive të teknologjisë, pasi dy industritë lëvizin drejt qëllimit të automjeteve me të vërtetë autonome. Të dy kompanitë nuk zbuluan kushtet e marrëveshjes. Huawei tha gjithashtu se do të punojë me Audin në lidhje me komunikimet e automjeteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.